Ndërlidhjet

Komandanti i KFOR-it takon Dikoviqin


Francesco Paolo Figliuolo dhe Lubisha Dikoviq.
Francesco Paolo Figliuolo dhe Lubisha Dikoviq.

Në vazhdën e takimeve të nivelit të lartë, komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Francesco Paolo Figliuolo, ka takuar të premten shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Serbe, gjeneralin Lubisha Dikoviq, në Krushevc të Serbisë.

Në një njoftim për media, të dërguar sot nga KFOR-i, thuhet se Figliuolo ka folur për përmirësimet në gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe ka thënë se këto arritje janë rezultat i punës së vazhdueshme dhe bashkëpunimit të të gjitha palëve të përfshira në procesin e normalizimit.

Mësohet se të dy gjeneralët kanë konfirmuar se bashkëpunimi do të vazhdojë.

Në pajtim me Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake, komandanti i KFOR-it mban takime të rregullta me shefat e mbrojtjes së shteteve që kufizohen me zonën e përgjegjësisë së KFOR-it.

XS
SM
MD
LG