Ndërlidhjet

Tikriti pritet të rimerret deri më 17 mars


Tikrit, Irak

Tikrit, Irak

Komandantë të ushtrisë irakiane, të cilët kanë bllokuar militantët e Shtetit Islamik në qendër të Tikritit, kanë thënë se presin që të rikthejnë komplet qytetin deri më 17 mars.

Militantët janë të rrethuar nga të gjitha anët dhe të bllokuar brenda disa rretheve në qendër të qytetit.

Ushtria irakiane, e ndihmuar nga luftëtarë shiitë, ka nisur operacionin për rimarrjen e Tikritit dy javë më parë.

Avancimi i tyre është ngadalësuar pasi militantët kanë përdorur bomba në anë të rrugës dhe snajperë.

Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Tikritit qysh nga vera e kaluar.

XS
SM
MD
LG