Ndërlidhjet

Rebelët shiit e lirojnë kryeministrin e Jemenit


Kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah
Kryeministri i Jemenit, Khaled Bahah

Kryeministri i Jemenit ka thënë se rebelët shiit që e kanë pushtuar kryeqytetin Sanaa, dhe e kishin vendosur atë, presidentin dhe tërë qeverinë e vendit në arrest shtëpiak, e kanë liruar atë nga paraburgimi.

Khaled Bahah, kishte dhënë dorëheqje derisa mbahej nga rebelët e njohur me emrin, Houthis.

Bahah të hënën, në një postim në faqen e tij në ‘Facebook’ e ka përshkruar lirimin e tij si gjest të mirë që ka për qëllim të “shtyjë para procesin politik në drejtim pozitiv”.

Bahah ka thënë se ai tani është duke u larguar nga Sanaa për të vizituar familjen e tij që gjendet në një vend tjetër.

Në janar, Houthis e kanë arrestuar kryeministrin, tërë qeverinë dhe presidentin e vendit, Abed Raboo Mansour Hadi pasi e kanë pushtuar kryeqytetin jemenas shtatorin e kaluar.

Hadi eventualisht ka arritur që të largohet duke shkuar në qytetin port jugor të Adenit.

XS
SM
MD
LG