Ndërlidhjet

Përleshje mes përkrahësve të qeverisë dhe atyre opozitar


Ilustrim
Ilustrim

Disa persona janë lënduar në përleshjet që kanë ndodhur në mes të aktivistëve të partisë qeveritare të Gjeorgjisë dhe atyre të partisë opozitare, Lëvizja Kombëtare e Bashkuar në qytetin perëndimor të Zugdidit.

Përleshjet kanë nisur kur përkrahësit e qeverisë, disa prej të cilëve me shkopinj, filluan të thyejnë dyertë e zyreve të partisë opozitare dhe nisën të hyjnë brenda atyre zyreve.

Protestuesit qeveritar janë mbledhur para selisë së partisë opozitare në këtë qytet për të kundërshtuar planet e opozitës për demonstratë në Tbilisi më 21 mars.

Së paku një oficer policor është në mesin e të lënduarve.

Ligjvënësit e partisë opozitare i kanë dënuar përleshjet dhe kanë përsëritur se demonstrata megjithatë do të mbahet në kryeqytetin e Gjeorgjisë.

XS
SM
MD
LG