Ndërlidhjet

Dënimi ndaj opozitarëve rusë mbetët në fuqi


Aktivisti opozitar rus, Sergei Udaltsov
Aktivisti opozitar rus, Sergei Udaltsov

Gjykata Supreme e Rusisë e ka mbajtur në fuqi dënimin ndaj dy aktivistëve opozitar, Sergei Udaltsov, dhe Leonid Razvozzhayev.

Në vendimin e sotëm, gjykata megjithatë e ka anuluar një gjobë ndajRazvozzhayevit.

Në korrik të vitit 2014, Gjykata e qytetit të Moskës, e kishte dënuar Udaltsovin, koordinatorin e lëvizjës Fronti i Majt, dhe Razvozzhayevin më 4.5 vjet burg secilin për organizimin e protestave të mëdha në rajonet ruse dhe organizimin e protestave kundër Putinit në sheshin Bolotnaya të Moskës, në maj të vitit 2012.

Razvozzhayev gjithashtu ishte detyruar të paguaj një gjobë në vlerë prej 2430 dollarë për kalimin ilegal të kufirit.

Hetuesit kanë thënë se protesta e vitit 2012 ishte orkestruar nga politikani gjeorgjian, Givi Targamadze, i cili nuk gjendet në Rusi.

XS
SM
MD
LG