Ndërlidhjet

DASH: Kosova vend tranzit i narkotikëve


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti amerikan i shtetit vlerëson se Kosova mbetet vend kalimtar për drogat që transportohen drejt Evropës, por nuk është burim i rëndësishëm i narkotikëve të paligjshëm, raporton Zëri i Amerikës.

Raporti me këtë vlerësim për Kosovën i është dorëzuar të mërkurën Kongresit amerikan.

Në të, gjithashtu thuhet se Kosova është duke e zbatuar strategjinë kombëtare kundër drogave dhe planin veprues pesë vjeçar që synon zvogëlimin e ofertave dhe kërkesave bashkërendimin e brendshëm dhe atë me partnerët ndërkombëtarë.

Në raport thuhet se faktorët negative që ndikojnë në luftën e Kosovës kundër trafikimit të narkotikëve janë pozita e saj gjeografike bashkë me rrugët tradicionale të kontrabandës; integrimi jo i plotë i komunave veriore; ekonomia e varfër; mosnjohja nga disa vende të rajonit dhe sistemi jo i frytshëm I menaxhimit te kufirit.

Vlerësimi i ndikimit të korrupsionit në trafikimin e narkotikëve në Kosovë, është i vështirë. Ligjet ndalojnë një gjë të tillë, por ka dyshime se drogat lëvizin përtej kufijve të Kosovës, ndonjëherë me pajtimin e heshtur të zyrtarëve.

Në raport thuhet se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të ndërtojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me policinë e Kosovës duke ofruar ndihmë teknike dhe aftësim nëpërmjet programeve amerikane të ndihmës. Kosova ka filluar të negociojë një marrëveshje ekstradimi me Shtetet e Bashkuara në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG