Ndërlidhjet

Zyrtarët në Afganistan thonë se një sulmues vetëvrasës, i veshur me burka ka vrarë shefin e policisë provinciale, Mattiullah Khan, në kryeqytetin Kabul.

Ministria e Brendshme tha se sulmuesi ishte "i veshur si grua dhe mbate burka".

Talibanët morën përgjegjësinë ndaj sulmit, i cili vjen në kohën kur Afganistani është duke u përgatitur për festimet e Nevruzit, Viti i Ri persian, më 21 mars.

Gjithashtu, më 18 mars, një kamion-bombë që shënjestëronte zyrtarë provincial vrau të paktën 7 civilë dhe plagosi 40 të tjerë në provincën Helmand.

Forcat amerikane dhe të NATO-s i dhanë fund zyrtarisht misionit të tyre luftarak në Afganistan në fund të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG