Ndërlidhjet

FIFA më 2017 merr vendimin për Kupën Botërore 2026


Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter
Presidenti i FIFA-s, Joseph Blatter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund ta marrin vesh në vitin 2017 nëse do të jenë nikoqire të Kupës Botërore 2026.

FIFA thotë se komiteti i saj ekzekutiv është pajtuar që në vitin 2017 ta marrë vendimin. Votimi për vendin nikoqir do të bëhet nga nga federatat anëtare të FIFA-s në kongresin e tyre vjetor, i cili planifikohet të mbahet në Kuala Lumpur, Malajzi.

Dyqindenëntë anëtarët duhet të paraqiten me një listë prej tre kandidatëve të zgjedhur nga komiteti ekzekutiv.

Shoqata e Futbollit e Konfederatës së Amerikës Veriore, Qendrore dhe Karaibeve (CONCACAF) beson se ajo duhet të ketë prioritet, pasi që nuk ka qenë nikoqire e Kupës Botërore që kur ajo u mbajt në SHBA në vitin 1994.

FIFA ka të ngjarë t'i largojë vendet evropiane dhe aziatike si nikoqirë, pasi Rusia do të jetë nikoqire në vitin 2018 dhe Katari në 2022.

XS
SM
MD
LG