Ndërlidhjet

Meksikë: 10 të vrarë në një konflikt të armatosur


Ilustrim
Ilustrim

10 persona janë vrarë gjatë luftimeve në Meksikën perëndimore kur disa persona që dyshohet se janë pjesëtarë të një bande e kanë sulmuar një konvoj policor, raporton Reuters duke u mbështetur në të dhëna policore të Meksikës.

Pesë pjesëtarë të policisë usharake meksimake janë vrarë në këtë sulm, tetë të tjerë janë lënduar, ka njoftuar përmes një komunikate Komisioni i Sigurisë Kombëtare.

Tre pjesëtarë që dyshohet se i përkasin një bande, dhe dy kalimtar të rastit, që duket se nuk kishin fare të bënin me rastin në fjalë, gjithashtu janë vrarë.

Rajoni ku ka ndodhur ky rast sheh shumë shpesh skena të tilla të dhunës, kryesisht të nxitura nga kartelët e drogës.

XS
SM
MD
LG