Ndërlidhjet

Djali i Yanukovichit është varrosur në Krime


Djali i ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych - Arkiv
Djali i ish presidentit ukrainas, Viktor Yanukovych - Arkiv

Djali më i ri i presidentit të larguar nga pushteti në Ukrainë, Viktor Yanukovich, raportohet se është varrosur në gadishullin ukrainas të Krimesë që është aneksuar nga Rusia.

Funerali i djalit të Yanukovichit, që gjithashtu e kishte emrin Viktor, raportohet se është mbajtur në një varrezë ushtarake në qytetin port të Krimesë, Sevastopol, ku gjendet edhe baza detare e Rusisë.

Një medium i këtij gadishulli raporton se ish presidenti ukrainas dhe të afërm të tjerë kanë marrë pjesë në funeral.

Raportimet për vdekjen e Yanukovichit, 33 vjeçar, janë paraqitur në mediat ukrainase dhe ruse më 22 mars.

Ai thuhet se i jepte një makine e cila kishte dal nga rruga dhe kishte rënë në Liqenin Baikal të Rusisë.

XS
SM
MD
LG