Ndërlidhjet

Iraku kërkon që Siria të ndihmohet kundër IS-it


Presidenti sirian, Bashar al-Assad është takuar me kryediplomatin irakian, Ibrahim al-Jaafari
Presidenti sirian, Bashar al-Assad është takuar me kryediplomatin irakian, Ibrahim al-Jaafari

Ministri i jashtëm i Irakut, Ibrahim al-Jaafari ka kërkuar përkrahje rajonale për Sirinë dhe Irakun derisa këto dy vende po luftojnë kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Jaafari e ka bërë këtë kërkesë sot pas takimit me presidentin sirian, Bashar al Assad, dhe ministrin e jashtëm, Ëalid Muallem, në Damaskë.

Ai ka thënë se “vendet arabe duhet ta përkrahin Sirinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Vizita e Jaafarit është bërë disa ditë para takimit të Ligës Arabe, që kësaj radhe do të mbahet më 28 mars në Egjipt.

Anëtarësimi i Sirisë në këtë Ligë është pezulluar në vitin 2011 pas shtypjes së protestave nga qeveria dhe nisjes së luftës civile e cila deri më tash ka marrë jetën e 210 mijë njerëzve, ndërsa ka pjesë të konsiderueshme të Sirisë që janë nën kontrollin e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG