Ndërlidhjet

Sot vendoset për dënimin e Amanda Knox


Amanda Knox - Arkiv

Amanda Knox - Arkiv

Gjykata më e lartë e Italisë pritet sot të marrë vendim për akuzën për vrasje kundër ish studentes amerikane, Amanda Knox dhe ish të dashurit të saj italian.

Knox dhe Raffaele Sollecito janë dënuar për herë të dytë vitin e kaluar për vrasjën që është kryer në vitin 2007 të britanikes, Meredith Kercher.

Kercher ishte gjetur e vdekur pasi ishte therur me thikë në shtëpinë që ajo e ndante me Knox në Peruxhia, në pjesën qëndrore të Italisë.

Tani, Gjyakata e Kasacionit, duhet të vendos nëse do ta konfirmojë vendimin apo të urdhërojë rigjykim.

Knox dhe Sollecito, që të dy janë deklaruar të pafajshëm, kanë kryer katër vjet burg.

Nëse dënimi konfirmohet, Italia mund të kërkojë nga SHBA-të që ta ekstradojë Knoë nga Seattle, ku ajo është vendosur prej vitit 2011, pasi ajo ishte liruar pas apelit të bërë.

XS
SM
MD
LG