Ndërlidhjet

Savchenkos i mohohet kërkesa për ta zëvendësuar gjykatësin


Nadia Savchenko

Nadia Savchenko

Kërkesa e pilotes ukrainase Nadia Savchenko për të zëvendësuar gjykatësin në gjyqin e saj është refuzuar.

Gjykatësi Artur Karpov i Gjykatës Basmanny të Moskës, shpjegoi sot vendimin e tij për refuzim, pasi "nuk kishte pasur justifikim" në kërkesën e Savchenkos.

Avokatët e Savchenkos kërkuan zëvendësimin e Karpovs, duke thënë se ai ishte i përfshirë në listën e zyrtarëve rusë mbi të cilët janë vënë sanksione, në lidhje me përfshirjen e tyre në rastin e Sergei Magnitsky, i cili vdiq në burgun e Moskës në vitin 2009.

Kjo listë e sanksioneve në SHBA njihet si "Lista Magnitsky".

Savchenko akuzohet për përfshirje në një sulm vdekjeprurës që vrau tre gazetarë rusë që po mbulonin konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë më lindje të Ukrainës.

Ajo thotë se është kidnapuar nga separatistët në muajin qershor dhe ilegalisht është sjellë në Rusi, shtet që sipas saj, nuk ka të drejtë ta gjykojë.

Savchenko është ushqyer vetëm me vitamina dhe glukozë, gjatë grevës së urisë të cilën e filloi më 13 dhjetor.

Ajo ndali grevën më 5 mars për shkaqe shëndetësore, por e vazhdoi 11 ditë më vonë.

XS
SM
MD
LG