Ndërlidhjet

logo-print

Assad: Qëllimi i Perëndimit - dobësimi i Rusisë


Bashar al-Assad

Bashar al-Assad

Presidenti i Sirisë Bashar al-Assad tha se shtetet e Perëndimit po mundohet të dobësojnë Rusinë duke e "bërë Ukrainën një shtet-marionetë".

Në komentet e publikuara sot në gazetën e përditshme qeveritare ruse Rossiyskaya Gazeta, Assad tha se të njëjtat taktika janë përdorur edhe kundër Sirisë.

Ai tha: "Së pari, sepse të dy shtetet janë të rëndësishme për Rusinë, dhe së dyti, sepse qëllimi i tyre në të dy rastet është dobësimi i Rusisë dhe krijimi i një shteti-marionetë".

SHBA-të dhe BE-ja kanë vendosur sanksione ekonomike ndaj Rusisë, për shkak të rolit të saj në konfliktin në Ukrainë.

Rusia është një aleat i Assadit.

Assad gjithashtu tha se Siri do të mirëpriste shtim të pranisë ushtarake ruse nëpër portet siriane.

XS
SM
MD
LG