Ndërlidhjet

logo-print

Egjipt: Liga Arabe diskuton për Jemenin


Pamje nga një samit i mëparshëm i Ligës Arabe

Pamje nga një samit i mëparshëm i Ligës Arabe

Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit sot ka filluar samiti i Ligës Arabe, në të cilin presidenti i vendit mikrpritës, Abdel Fattah al-Sisi, ka bërë thirrje për krijimin e një force kryesore të përbashkët ushtarake arabe për tu ballafaquar me kërcënimet e sigurisë në rajon.

Liderët arabë në këtë samit do të diskutojnë për krizën në Jemen dhe përgjigjet e mundshme për zgjidhjen e kaosit atje.

Dhuna është përhapur në gjithë Jemenin, prej vitit të kaluar kur grupet e milicive huthi, të mbështetura nga Irani, e kanë okupuar kryeqyetin Sana dhe praktikisht e kanë larguar presidentin e Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi, nga posti i tij.

Më herët këtë javë, Arabia Saudite po e udhëheq një koalicion të vendeve arabe, që ka lansuar sulme ajrore kundër pozicioneve të kryengritësve huthi në Jemen, e veçanërisht rreth kryeqytetit Sana.

Në samitin në Egjit po merrë pjesë edhe presidenti Hadi, i cili më 25 mars ishte detyruar të largohej nga Jemeni.

Më herët, Arabia Saudite ka shpallur se marina e saj i ka evakuuar diplomatët dhe shtetasit e jashtëm nga qyteti port në Jemen, Aden.

Arabia Saudite, po ashtu, ka shpallur se një aeroplan i saj i tipit F-15, ishte rrëzuar në bregdetin jugor të Jemenit, por pilotët ishin nxjerrë automatiksht nga aeroplani dhe ishin marrë nga një anije amerikane në këtë hapësirë.

XS
SM
MD
LG