Ndërlidhjet

Netanjahu: Marrëveshje me Iranin më e keqe se e menduam


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, e ka dënuar të dielën kornizën e marrëveshjes së mundshme bërthamore në mes të Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, duke thënë se ajo është edhe më e keqe se sa vendi ka menduar.

“Kjo marrëveshje, siç duket se po arrihet tani, përmban të gjitha shqetësimet tona dhe më shumë se kaq”, i ka thënë Netanjahu kabinetit të tij në Jerusalem.

Gjashtë fuqitë botërore dhe Irani po mundohen që përmes bisedimeve të drejtpërdrejta në Zvicër të arrijnë marrëveshje fillestare deri më 31 mars për të pamundësuar Iranit pasurimin e uraniumit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike ndaj Teheranit.

XS
SM
MD
LG