Ndërlidhjet

Thaçi e takon ambasadorin e Izraelit në Beograd


Kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi në takim me Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Kryediplomati i Kosovës, Hashim Thaçi në takim me Ambasadorin e Izraelit në Beograd, Yossef Levy

Shumë gjëra i bashkojnë popujt e Kosovës dhe Izraelit ka thënë zëvendëskryeministri kosovar, Hashim Thaçi, gjatë takimit me ambasadorin e Izraelit në Beograd.

Ambasadori izraelit, Yossef Levy po qëndron në kryeqytetin e Kosovës për takime me zyrtarë të shtetit të Kosovës.

Lajmin për takimin e ka bërë publik Thaçi në faqen e tij në ‘Facebook’.

“U takova sot me Ambasadorin izraelit Yossef Levy me të cilin biseduam për bashkëpunimin në mes shteteve tona dhe pupujve tonë. Shumë gjëra na bashkojnë sa i përket historisë, kulturës dhe orientimeve strategjike politike dhe shpresojmë se nuk do të kalon shumë kur kjo marrëdhënie do të formalizohet edhe me njohje nga Jerusalemi”, ka shkruar numri dy i qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG