Ndërlidhjet

Ukraina e Rusia bëjnë marrëveshje të re gazi


Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn.
Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn.

Ukraina ka nënshkruar marrëveshje të re për blerjen e gazit rus me çmim më të ulët, pavarësisht konfliktit të vazhdueshëm në lindje të vendit.

Ukraina do të paguajë 248 dollarë për një mijë metra kub gjatë tre muajve të ardhshëm, ndryshe nga 329 dollarë sa ka paguar në çerekun e parë të këtij viti.

Bisedimet për gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme të mosmarrëveshjes për çmimin, pritet të vazhdojnë.

Ministri i Energjisë i Ukrainës, Volodymyr Demchyshyn, ka thënë se kompania shtetërore e gazit Naftogaz ka arritur marrëveshjen afatshkurtër me gjigantin rus të gazit, Gazprom.

Më herët, Rusia ka kërcënuar se do të ndërpresë furnizimet me gaz për Ukrainën për shkak të faturave të papaguara.

Kievi akuzon Moskën se mbështet separatistët në lindje të Ukrainës, të cilët luftojnë forcat qeveritare.

Konflikti që ka nisur qysh në nëntor të vitit 2013 ka çuar Ukrainën në një situatë të pasigurt ekonomike.

XS
SM
MD
LG