Ndërlidhjet

Vdiq amerikania 116 vjeçare, Gertrude Weaver


Gertrude Weaver - Arkiv
Gertrude Weaver - Arkiv

Disa ditë pasi u bë personi më i vjetër në botë, amerikania, Gertrude Weaver, ka vdekur në moshën 116 vjeçare, raportojnë mediat amerikane.

Weaver ka vdekur të hënën nga pneumonia.

Ajo vdiq në Qendrë e Rehabilitimit dhe Shëndetit ‘Silver Oaks’ në shtetin jugor amerikan, Arkansas.

Weaver u shpall personi më i vjetër në botë më 1 prill, pas vdekjes së japonezes 117 vjeçare, Misao Okawa.

Weaver, e lindur më 1898 do të bëhej 117 vjeçare më 4 prill.

XS
SM
MD
LG