Ndërlidhjet

SHBA rrit mbështetjen për Arabinë Saudite


Jemen
Jemen

Shtetet e Bashkuara kanë shtuar dërgesat e armëve dhe mbështetjen tjetër për koalicionin e udhëhequr nga Arabia Saudite, i cili po sulmon caqet e rebelëve shiitë Huthi në Jemen.

Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se “Arabia Saudite është duke u dërguar mesazh të fuiqshëm Huthi-ve dhe aleatëve të tyre se ata nuk mund ta marrin Jemenin me forcë”.

“Në mbështetje të kësaj përpjekjeje, kemi përshpejtuar dërgesat e armëve”, ka thënë Blinken në Riad, pas bisedimeve me ministrin arab të Mbrojtjes, Mohammed bin Salman, dhe zyrtarë të tjerë.

Rebelët Huthi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sana dhe janë duke zhvilluar betejë të ashpër me forcat qeveritare për qytetin port të Adenit.

XS
SM
MD
LG