Ndërlidhjet

Irak: Përpjekje e qeverisë për rimarrjen e Anbarit


Haidar al-Abadi

Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, tha sot se “lufta e ardhshme” e këtij vendi është rimarrja e provincës perëndimore Anbar, pjesa më e madhe e së cilës tash është nën kontrollin e militantëve të Shtetit Islamik (IS).

“Ne do të mbizotërojmë në Anbar, ashtu siç ndodhi në Tikrit”, tha Abadi në faqen e tij zyrtare në rrjetin Facebook, duke iu referuar fitores së forcave çlirimtare irakiane, në qytetin strategjik Tikrit, javën e kaluar.

Kryeministri Abadi sot e ka vizituar një pjesë të provincës Anbar, e banuar me popullatë shumicë sunite, derisa forcat e Irakut e kanë lansuar një ofensivë të re kundër militanëtve të Shtetit Islamit në këtë rajon.

Oficerët e ushtrisë thanë se militantët ishin detyruar të tërhiqen nga qytetet Falluxha dhe Sixharia.

XS
SM
MD
LG