Ndërlidhjet

Jemen: Gazetari norvegjez akuzohet për spiunim


Sanaa, 8 prill 2015
Sanaa, 8 prill 2015

Një gazetar norvegjez, i arrestuar në kryeqytetin jemenas, Sanaa, akuzohet për spiunim kundër rebelëve shiit, Huthi.

Raymond Lidal, 28 vjeçar, është arrestuar në muajin mars kur nuk arriti të dëshmojë se ka vizë për punë si gazetar, derisa filmonte sulmet ajrore të koalicionit që udhëhiqet nga Arabia Saudite kundër Huthive.

Lajmi është publikuar nga gazeta “Verdens Gang”.

Televizioni publik norvegjez, një nga mediat që kanë bashkëpunuar me Lidal, ka thënë se ai raportonte nga Jemeni për disa mediume që prej vitit 2013.

Rebelët e përkrahur nga Irani, Huthi, kanë okupuar pjesë të mëdha të Jemenit prejse kanë hyrë në Sanaa në muajin shtator, duke e detyruar qeverinë që të largohet dhe duke nxitur kështu sulmet ajrore nga koalicioni i vendeve arabe.

XS
SM
MD
LG