Ndërlidhjet

Pakistani nuk merr pjesë në luftën e Jemenit


Ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Asif
Ministri i mbrojtjes së Pakistanit, Khawaja Asif

Parlamenti pakistanez e ka aprovuar një rezolutë për Jemenin ku iu bën thirrje të gjitha fraksioneve në këtë vend që të zgjidhim dallimet në mënyrë paqësore dhe shprehë “dëshirën” që Pakistani të mbetët neutral në këtë konflikt.

Anëtarët e parlamentit pakistanez e kanë votuat në mënyrë unanime rezolutën, pas deputetët gjatë tërë javës janë deklaruar kundër përfshirjes ushtarake në Jemen.

Arabia Saudite i ka bërë presion aleatit të saj, Pakistanit, që t’i bashkohet koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, që të shtyp kryengritjen e rebelëve shiit, Huthi.

Pakistanit i është kërkuar që të dërgojë anije, aeroplanë dhe trupa.

XS
SM
MD
LG