Ndërlidhjet

logo-print

Kiev: Oligarku Kolomoyskiy “ftohet” nga prokuroria


Ihor Kolomoyskiy - Arkiv

Ihor Kolomoyskiy - Arkiv

Zyra e prokrurorit të përgjithshëm ukrainas ka thënë se e ka “ftuar” oligarkun, Ihor Kolomoyskiy që të përgjigjet në pyetjet rreth vrasjes në tentativë të një avokati, para një dekade.

Avokati, Serhiy Karpenko e kishte mbijetuar therjen me thikë në vitin 2005, ndërsa më pas ishte larguar nga Ukraina nga frika për jetën e tij.

Dyshohet se Kolomoyskiy ishte organizator i sulmit.

Prokurori i Përgjithshëm, Viktor Shokin, i ka thënë një portalli në Ukrainë se ai e ka ftuar oligrarkin që të paraqitet për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.

Shokin nuk e ka sqaruar nëse, Kolomoyskiy është nën hetime, duke thënë se iu takon hetuesve që të vendin nëse duan të lëshojnë urdhër për thirrjen e tij.

Kolomoyskiy, një nga personat më të pasur të Ukrainës, në muajin mars ishte shkarkuar nga presidenti Petro Poroshenko nga pozita e guvernatorit rajonal të Dnipropetrovsk.

XS
SM
MD
LG