Ndërlidhjet

SHBA heq Kubën nga lista e terroristëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se presidenti Barack Obama do të heqë Kubën nga lista e shteteve që mbështesin terrorizmin.

Në një mesazh për Kongresin, Obama ka thënë se qeveria komuniste e Kubës “nuk ka siguruar ndonjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar” gjatë gjashtë muajve të fundit.

Ai po ashtu ka thënë se Havana ka ofruar siguri se nuk do të mbështesë aktet e terrorizmit në të ardhmen.

Ministria e Jashtme e Kubës ka thënë se vendimi i Shteteve të Bashkuara është i drejtë.

Njoftimi vjen pak ditë pasi Obama dhe presidenti i Kubës, Raul Castro, janë takuar në Panama.

Ka qenë ky takimi i nivelit më të lartë midis dy vendeve në më shumë se 50 vjet.

XS
SM
MD
LG