Ndërlidhjet

Japonia ka aktivizuar aeroplanët luftarak në nivele të paprecedent prej përfundimit të Luftës së Ftohtë si kundërpërgjigje ndaj aeroplanëve të huaj, kryesisht rus dhe kinez të cilët u janë ofruar hapësirës ajrore të Japonisë.

Ministria e mbrojtjes ka thënë se aeroplanët luftarak kanë flutuar 943 herë gjatë këtij viti, që është edhe për 16 % më shumë se në vitin 2013.

Kjo shifër është pak më e vogël se rekordi i vendosur në vitin 1984, kur aeroplanët sovjetik kanë qe shumë aktiv përreth Japonisë.

Mirëpo, ministria e mbrojtjes ka thënë se kësaj radhe nuk është shkelur hapësira ajrore e Japonisë.

Ky shtet ka probleme territoriale me fqinjtë, Kinën dhe Rusinë.

Tokio dhe Moska kanë pretendime mbi ishujt e Kurilit, që janë okupuar nga Bashkimi Sovjetik pas Luftës së Dytë Botërore.

Japonia dhe Kina kanë mosmarrëveshje rreth ishujve në Detin e Kinës lindore të cilat i ka nën kontroll Japonia.

XS
SM
MD
LG