Ndërlidhjet

Kënga për Paul Walker, sukses të jashtëzakonshëm në SHBA


Aktori i ndjerë, Paul Walker
Aktori i ndjerë, Paul Walker

Kënga që i kushtohet aktorit, Paul Walker dhe që dëgjohet në fund të filmit “Furious 7” ka bërë që ‘soundtrack’ i këtij filmi të arrijë në maje të top listës së albumeve më të pëlqyera në SHBA, raporton Reuters.

Kolona zanore e filmit të fundit nga seria “Fast and Furious” e kënduar nga Wiz Khalifa dhe Charlie Puth e titulluar, “See You Again” është dëgjuar 11.6 milionë herë në internet.

Deri më tash janë shitur 583 mijë kopje të kësaj kënge ndërsa janë shitur 45 mijëkopje të albumit ku gjendet edhe kjo këngë.

Këto të dhëna e pason suksesin e jashtëzakonshëm të filmit “Furious 7” i cili vetëm për dy javë ka fituar 252 milionë dollarë në kinematë amerikane.

Ky është filmi i fundit i aktorit Paul Walker i cili vdiq në një aksident automobilistik në Los Angeles në vitin 2013, pak para se të përfundonin xhirimet e “Furious 7”.

XS
SM
MD
LG