Ndërlidhjet

Ukrainë: Vritet gazetari nga Donjecku


Ilustrim
Ilustrim

Një gazetar ukrainas nga rajoni lindor i Donjeckut raportohet se është vrarë.

Faqja e internetit, Obkom, ka raportuar mbrëmë se Serhiy Sukhobok, është “vrarë gjatë natës në mes të 12 dhe 13 prillit”.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ende nuk dihet nëse Sukhobok është vrarë në rajonin e Donjeckut, ku po zhvillohet konflikt i armatosur në mes të forcave qeveritare dhe rebelëve pro rusë.

Në këtë konflikt të filluar vitina e kaluar, janë vrarë 6 mijë persona.

Sukhobok, gazetar prej vitit 1998 e ka bashkëthemeluar faqen e interneit Obkom dhe ProUA.

Gjatë viteve të fundit, ai ka shkruar për disa agjenci lajmesh në Ukrainë si vëzhgues dhe analist.

XS
SM
MD
LG