Ndërlidhjet

Italia në aksion për kapjen e “terrroristëve”


Itali - foto arkivi
Itali - foto arkivi

Policia në Itali ka thënë se është duke arrestuar anëtarë të dyshuar të një rrjeti terrorist islamik, të cilët supozohet se kanë ndihmuar në kryerjen e sulmeve në Pakistan.

Policia anti-terrorizëm në Sardinia ka thënë se është duke ekzekutuar urdhër-arrestimet për 18 të dyshuar.

Policia ka thënë se disa nga ta janë përgjegjës për “disa akte të përgjakshme të terrorizmit në Pakistan, përfshirë edhe shpërthimin e vitit 2009 në një treg të Peshauarit, duke vrarë mbi 100 persona”.

Policia po ashtu ka thënë se qëllim i rrjetit terrorist ka qenë rebelimi kundër Qeverisë së Pakistanit.

XS
SM
MD
LG