Ndërlidhjet

600 persona do të punësohen në ndërtimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë


Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se në ndërtimin e objektit të Ambasadës Amerikane në Kosovë do të punësohen 600 punëtorë të profileve të ndryshme.

Në një njoftim për media të Ministrisë së Punës thuhet se ministri Abrashi dhe përfaqësuesi i kompanisë B. L Harbert International, Brian J Kelly kanë arritur një marrëveshje që të shfrytëzohen qendrat e aftësimit profesional për testimin paraprak të këtyre punëkërkuesve për profesione të ndryshme.

“Konkurset do të hapen në të gjitha qendrat e punësimit të MPMS dhe me këtë rast ftohen punëkërkuesit që të aplikojnë dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi për punësim. Ftohen punëkërkuesit që të shfrytëzojnë këtë mundësi punësimi si dhe mundësinë e ngritjes së tyre profesionale.”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ambasada Amerikane në Kosovë pritet që këtë vit të nisë punën në objektin e saj në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

XS
SM
MD
LG