Ndërlidhjet

Sulmohet kufiri Irak – Jordani


Ushtarë jordanez - Ilustrim
Ushtarë jordanez - Ilustrim

Tri sulme vetëvrasëse me vetura bombë janë kryer në kalimin kufitar në mes të Irakut dhe Jordanisë të shtunën.

Sulmet siç raporton Retuers kanë vrarë katër pjesëtarë të forcave irakiane të sigurisë dhe kanë plagosur 18 të tjerë.

Këto të dhëna janë marrë nga dëshmitarët dhe një burim brenda policisë kufitare të Irakut.

Burimi policor sipas Reuters ka thënë se sulmi ka pasur cak një barakë ushtarake të afërt, ndërsa ato janë bërë nga Shteti Islamik.

Dhe, pas këtyre pretendimeve, Shteti Islamik e ka pranuar se ata qëndrojnë prapa sulmit.

XS
SM
MD
LG