Ndërlidhjet

Turqia dërgon aeroplanë luftarak në kufi me Sirinë


Ilustrim
Ilustrim

Dy aeroplanë luftarak të Turqisë kanë flutuar afër kufirit me Sirinë pasi është vërejtur një bombardues sirian duke iu afruar kufirit me Turqinë.

Lajmi i publikuar nga Reuters mbështetet në një komunikatë të ushtrisë turke.

Sipas këtij njoftimi, aeroplani sirian është larguar pasi i është afruar tejmase kufirit më Turqinë.

Në vitin 2012, Siria e ka rrëzuar një aeroplan turk në rajonin kufitar.

Turqia dhe Siria dikur kanë qenë aleat, mirëpo pas nisjes së luftës civile, Turqia është deklaruar zyrtarisht se regjimi i Bashar al Assadit e ka humbur legjitimitetin e saj.

XS
SM
MD
LG