Ndërlidhjet

EULEX: Në Llaushë u gjet një varrezë masive


Ilustrim
Ilustrim

Një informatë e dërguar në EULEX ka çuar deri te zbulimi i një varreze masive në fshatin Llaushë të Skënderajt.

Sipas një komunikate të misionit evropian për sundim të ligjit, “një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke ju bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit”

Komunikata shton se informuesi ka treguar për një “hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informatën e pranuar nga EULEX-i”.

XS
SM
MD
LG