Luftime të ashpra në mes të forcave afgane të sigurisë dhe talibanëve janë raportuar përreth qytetit verior të Kunduzit.
Zyrtarët thonë se qindra talibanë e kanë sulmuar policinë dhe pikat e kontrollit të ushtrisë në krahinën në fjalë.
Gjatë tri ditëve të fundit, kjo krahinë është përballur me sulme të mëdha të militantëve islamik.
Sulmet e kanë detyruar edhe presidentit Ashraf Ghani që ta shtyej vizitën në Indi për disa orë, pasi ai është detyruar të takohet me gjeneralin e NATO-s, John Campbell.
Raportohet se gjatë luftimeve tre ditore janë shkaktuar viktima në të dy palët, edhe te forcat afgane edhe te talibanët, por zyrtarët nuk kanë dhënë shifra konkrete.