Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Thirrje për ekzaminim të vetëdijes pas trazirës


Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri japonez Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan Barack Obama dhe kryeministri japonez Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, tha sot se trazira në Baltimorë ka theksuar nevojën për një “ekzaminim të thellë të vetëdijes dhe mendjes” për mënyrën se si forcat e policisë merren me publikun.

Presidenti Obama, në deklaratën e tij të parë publike për perosnin afrikano-amerikan nga Merilendi, që vdiq nga shpina e thyer pasi ishte arrestuar, tha se rastet e tilla nuk janë të reja.

Ai i ka denoncuar ata që i vodhën dyqanet dhe i dëmtuan veturat, në përgjigje të vdekjes së personit, Freddie Gray, duke i cilësuar si kriminelë dhe banditë, dhe tha se dhuna e tyre në mënyrë jokorrekte ka hedhur hije në ditët paraprake të protestave paqësore, raporton agjencia Reuters nga Uashingtoni.

Këto komente zoti Obama i bëri në konferedncën e përbashkët për shtyp me kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe, i cili gjendet për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG