Ndërlidhjet

SHBA: Senati e refuzoi legjislacionin lidhur me Iranin


Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara
Pamje e ndërtesës së Kongresit të Shteteve të Bashkuara

Senati i Shteteve të Bashkuara mbrëmë vonë e ka refuzuar një përpjekje, që çfarëdo marrëveshje atomike me Iranin të shndërrohet në marrëveshje zyrtare, që do të kërkonte ratifikimin me 2/3 e votave në Senat.

Refuzimi u bë 57:39 vota. Kështu, mbetet që brenda një periudhe 30 ditëshe, Kongresi i Shteteve të Bashkuara mund ta shqyrtoj marrëveshjen atomike ndërmjet Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve evropianë.

Shtëpia e Bardhë insiston që çfarëdo pajtueshmërie me Iranin do të jetë një marrëveshje ekzekutive, e cila nuk kërkon miratim nga Kongresi, megjithqë heshtazi e ka mbështetur masën e shqyrtimit 30 ditësh, që ishte kërkuar nga republikanët dhe demokratët.

Propozimi, i cili është refuzuar mbrëmë vonë, ishte sponsorizuar nga republikanët e linjës së fortë dhe kandidatët presidencialë në Senat.

Pak kohë para votimit, Condolezza Rice, ish-sekretare amerikane e shtetit, nën presidentin, George W. Bush, i ka dhënë mbështetje madhore pozicionit të Shtëpisë së Bardhë.

XS
SM
MD
LG