Ndërlidhjet

logo-print

Shkup, protesta para qeverisë


Shkup - Arkiv

Shkup - Arkiv

Protestat para qeverisë së Maqedonisë kanë shpërthyer në orët e pasdites pas dëshmive të prezantuar nga opozita lidhur me vrasjen e një të riu maqedon.

Mijëra qytetarë kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë ndërsa pati edhe përpjekje për pushtimin e godinës qeveritare. “Vrasës”, “Gruevski ik”, janë disa nga parullat që kanë brohoritur protestuesit duke shprehur pakënaqësinë nga vrasja e Martin Neshkovskit, në një miting të VMRO-DPMNE-së, në vitin 2011.

Lideri i opozitës, Zoran Zaev, gjatë publikimit të disa audio-incizimeve nga ajo që njihet si aferë e përgjimeve, tha se vrasja e të riut është fshehur nga krerët shtetëror për shkak të përfshirjes së pjesëtarëve të sigurimit të Gruevskit në këtë akt.

Zaev publikoi biseda mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe Ministres së Brendshme, Gordana Jankullovksa, por edhe mes zyrtarëve të tjerë se si merren vesh për të fshehur rastin.

Por, lidhur me këto pretendime ka reaguar VMRO- DPMNE-ja e cila akuzon opozitën për skenar të përgatitur për destabilizimin e vendit.

Partia e kryeministrit Gruevski vlerëson se institucionet kanë vepruar në mënyrë profesionale lidhur me këtë rast, që , sipas saj dëshmohet edhe me padinë penale për autorin e rastit.

XS
SM
MD
LG