Ndërlidhjet

Sondazhi: Konservatorët dhe Laburistët, nga 33 %


Ilustrim
Ilustrim

Një sondazh që është bërë sot, ditën kur britanikët po marrin pjesë në zgjedhjet e përgjithshme në shtetin ishull, tregon se përkrahja për dy partitë kryesore është e njëjtë.

Sipas sondazhit të ‘Populus’, Partia Konservatore e ka përkrahjen e 33 % të britanikëve sa e ka edhe ajo Laburiste, raporton Reuters.

Të dy partitë e kanë humbur nga 1 % të përkrahjes nëse krahasohen të dhënat me sondazhin paraprak.

Përkrahja pëër Liberal Demokratët, partneri i vogël në koalicion aktual qeveritar ka mbetur njëjtë, 10 %, ndërsa UKIP, partia që kërkon daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian e ka përkrahjen e 14 % të britanikëve, ndërsa të gjelbërtit 5%.

XS
SM
MD
LG