Ndërlidhjet

Kryetari i Srebrenicës akuzon Republikën Serbe për represion


Kryetari i Srebrenicës, Camil Durakoviq - Arkiv

Kryetari i Srebrenicës, Camil Durakoviq - Arkiv

Kryebashkiaku i Srebrenicës, ka akuzuar autoritetet serbe të Bosnjes se hetimin e ekstremistëve islamik po e shfrytëzojnë si pretekst që t’iu bien në qafë myslimanëve që janë rikthyer në Srebrenicë pas përfundimit të luftës nga viti 1992 deri më 1995.

Masakra e kryer gjatë luftës në Srebrenicë konsiderohet si masakra më e madhe prej Luftës së Dytë Botërore.

Camil Durakoviq, ka thënë më 7 maj se policia serbe është duke bastisur shtëpitë e të kthyerve dhe po arreston persona pa dhënë ndonjë sqarim.

Aktivitetin policor ai e ka quajtur si një “formë të represionit”.

Policia boshnjake, më 6 maj, ka bastisur shtëpitë në disa lokacione dhe ka arrestuar rreth 30 persona, përfshirë edhe dy në Srebrenicë, me dyshimin se kanë lidhje me ekstremistët islamik.

Operacionet policore po ndodhin pasi një mysliman i armatosur e vrau një oficer policie dhe plagosi dy të tjerë kur e sulmoi një stacion të policisë në Zvornik, qytezë që gjendet në Republikën serbe të Bosnjes.

Hetuesit mendojnë se 24 vjeçari që u vra nga policia gjatë sulmit, kishte lidhje me ekstremistët islamik.

XS
SM
MD
LG