Ndërlidhjet

Evropa shënon 70-vjetorin e fundit të LDB-së


Ilustrim
Ilustrim

Liderë dhe qytetarë të zakonshëm në gjithë Evropën janë duke shënuar sot 70-vjetorin e fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Në Paris, sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, dhe ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, kanë vënë kurora me lule te Varri i Ushtarit të Panjohur.

Në Berlin, zyrtarë të lartë të shtetit janë mbledhur në godinën e parlamentit Reichstag për një ceremoni përkujtimore.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkaura, Ban Ki-moon, ka marrë pjesë në ceremonitë që janë zhvilluar në Gdansk të Polonisë, së bashku me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko.

“Ne vazhdojmë të shohim konflikte dhe vrasje të njerëzve nga njerëzit. Një nga to është në qendër të Evropës tani, në Ukrainë”, ka thënë Ban.

Përvjetori i fundit të LDB-së do të shënohet edhe me ngjarje të tjera në gjithë botën, gjatë fundjavës.

Megjithatë, parada ushtarake në Moskë, e paraparë për të shtunën, pritet të bojkotohet nga shumica e vendeve perëndimore.

XS
SM
MD
LG