Ndërlidhjet

Së paku 18 njerëz janë vrarë nga dy sulme vetëvrasëse në një xhami shiite në veriperëndim të Irakut.

Një sulmues vetëvrasës me makinë ka sulmuar xhaminë al-Zahraa në Balad Ruz kur besimtarët kanë qenë duke dalë nga Falja e Xhumasë.

Sulmuesi i dytë në këmbë ka shpërthyer eksplozivët e tij pasi janë mbledhur turmat e njerëzve për të ndihmuar viktimat e sulmit të parë.

Së paku 41 njerëz janë plagosur.

Udhëheqësi i komandove policore të qytetit, kolonel Adnan Mohammed al-Timmi, raportohet të jetë në mesin e të vdekurve.

Përgjegjësinë për sulmet nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi militantët e Shtetit Islamik.

Balad Rus ndodhet rreth 70 kilometra në verilindje të Bagdadit.

XS
SM
MD
LG