Ndërlidhjet

Zi në Pakistan për viktimat e rrëzimit të helikopterit


Islamabad, 9 maj 2015.
Islamabad, 9 maj 2015.

Në Pakistan është sot ditë zie për shtatë viktimat e rrëzimit të helikopterit, një ditë më parë.

Ambasadorët e Filipineve dhe Norvegjisë, ashtu si edhe gratë e dy diplomatëve të tjerë kanë vdekur në incidentin që ka ndodhur në veri të Pakistanit.

Të vdekur kanë mbetur edhe dy pilotë dhe një anëtar i ekuipazhit.

Trupat e të gjitha vitimave kanë arritur sot në një bazë ushtarake pranë Islamabadit.

Talibanët pakistanezë kanë thënë se kanë qëlluar helikopterin, por, sipas zyrtarëve, incidenti është shkaktuar nga problemet teknike.

XS
SM
MD
LG