Ndërlidhjet

Suedia nuk heq dorë nga fletarresti për Assangin


Julian Assange - Arkiv

Julian Assange - Arkiv

Gjykata Supreme e Suedisë e ka hedhur poshtë një apel të themeluesit të ‘Wikileaks’, Julian Assange, për të pezulluar urdhërarrestin për të me akuzën për sulm seksual.

43 vjeçari Assange, ka mbetur i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër prej qershorit të vitit 2012 me qëllim që të evitojë ekstradimin për në Suedi, e cila kërkon marrjen e tij në pyetje me akuzën e mësipërme që ai e hedh poshtë.

Suedia e ka lëshuar një fletarrest për ish ‘hackerin’ nga Australia në vitin 2010, pas akuzave të dy grave.

Njëra nga akuzuesit pretendon se është dhunuar nga Assange, ndërsa tjetra se është sulmuar seksualisht.

Assange, që përballet me rrezikun për arrestim nëse largohet nga ambasada, gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat duke insistuar se marrëdhëniet seksuale me akuzueset e tij kanë qenë në pajtim me to.

Ai refuzon që të udhëtojë drejt Suedisë sepse ka frikë që ky shtet do e ekstradojë për në SHBA ku ai hetohet pas publikimit të dokumenteve sekrete ushtarake amerikane rreth luftës në Afganistan dhe Irak.

Publikimi i 500 mijë dosjeve sekrete është bërë në vitin 2010.

XS
SM
MD
LG