Ndërlidhjet

Iran: Janë blerë 15 aeroplanë civilë të dorës së dytë


Pamje të aeroplanëve të kompanisë ajrore Iranair

Pamje të aeroplanëve të kompanisë ajrore Iranair

Irani thotë se i ka blerë 15 aeroplanë civilë të dorës së dytë, gjatë tre muajve të fundit, me qëllim që të modernizohet flota e vjetruar e goditur nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara, e cila e kufizon tregtinë e aeroplanëve dhe pjesëve rezervë.

Agjencia e lajmeve ISNA dje ka raportuar se ministri i transportit i Iranit, Abbas Akhoondi, ka thënë se gjatë javës së kaluar janë marrë 9 aeroplanë, pa e specifikuar se kush i ka shitur dhe si janë blerë ata.

Ndalesa e gjatë e shitjes së pjesëve rezervë ishte lehtësuar sipas një marrëveshjeje të përkohshme ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore në fund të vitit 2013, por regjimi i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara ende e kufizon shitjen e aeroplanëve.

Kompanitë ajrore iraniane kanë pësuar disa rrëzime vdekjeprurëse të aeroplanëve të tyre gjatë viteve të fundit për shkak të dështimeve mekanike.

XS
SM
MD
LG