Kryeministri britanik, David Cameron do ta mbaj referundimin rreth daljes së mundshme të shtetit ishull nga BE para fundit të vitit 2017.
Sipas zëdhënësit të tij, Cameron dëshiron ndryshimin e traktatit të BE si pjesë të rinegociomit të lidhjeve të Britanisë me Brukselin.
“Nëse ne mund ta bëjmë më herët (referendumin), ne do e bëjmë këtë”, ka thënë zëdhënësi i Cameron dhe ka shtuar se “nuk ka ndryshim në pozicione. Kryeministri i ka bërë të ditura ato në disa raste”.
“Ai dëshiron ndryshime të traktatit. Të gjitha këshillat që ai i ka pasur është e nevojshme të bëhet ndryshimi i traktatit, për shembull ndryshimet që ne duam t’i shohim në mirëqënie”, ka thënë zëdhënësi i Cameron.
Cameron, më parë kishte thënë se referendumi gjatë të cilit qytetarët e shtetit ishull do të pyetën a duan të mbesin pjesë e BE-së apo jo, do të mbahej në fund të vitit 2017.
Sipas kabinetit të tij, në pjesën e dytë të qershorit, ai do ua prezantojë liderëve të BE-së listën me reformat e nevojshme sipas këndvështrimit britanik.