Ndërlidhjet

Merkel: S’kemi armëpushim të plotë në Ukrainë


Berlin, 13 maj 2015.
Berlin, 13 maj 2015.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se armëpushimi në Ukrainë vazhdon të shkelet në baza të rregullta.

“Nuk kemi ende armëpushim të plotë”, ka thënë Merkel, në prag të bisedimeve me presidentin e Ukrainës, Petro Poroshenko, në Berlin.

Poroshenko, në anën tjetër, ka vënë në pah përleshjet e vazhdueshme pranë aeroportit të Donjeckut dhe ka kërkuar vendosjen e monitoruesve ndërkombëtarë atje.

“Armët e rënda duhet të tërhiqen”, ka shtuar ai.

Kievi dhe Perëndimi akuzojnë Rusinë se armatos separatistët në lindje të Ukrainës dhe se dërgon trupa atje, por Moska i hedh poshtë këto pretendime.

Mbi 6,100 njerëz janë vrarë në luftimet midis forcave qeveritare dhe rebelëve qysh në prill të vitit 2014.

XS
SM
MD
LG