Ndërlidhjet

KOSID: Të merret parasysh peticioni për rrymën


Foto arkivi
Foto arkivi

Konsorciumi i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID) ka kërkuar nga deuptetët e Kuvendit të Kosovës që të kenë parasysh peticionin e 33,000 qytetarëve kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Kuvendi i Republikës së Kosovës pritet që të vendosë sot për kërkesat e qytetarëve.

“KOSID rikujton se është përgjegjësi e çdo deputeti, pavarësisht qëndrimeve politike, që të marrë parasysh të gjitha kërkesat e listuara në peticionin qytetar, si dhe të mos lejojë që këto të fundit të ndryshohen dhe të shndërrohen në objekt të interesave të veçantë partiakë”, thuhet në deklaratën e KOSID-it.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG