Ndërlidhjet

Kryeministri i Luksemburgut martohet me partnerin e tij


Xavier Bettel dhe Gauthier Destenay
Xavier Bettel dhe Gauthier Destenay

Kryeministri i Luksemburgut është bërë lideri i parë i një vendi të Bashkimit Evropian dhe i dyti në botë që është martuar me partnerin e gjinisë së njëjtë.

Xavier Bettel është martuar të premten me Gauthier Destenay në një ceremoni private.

Martesa e tyre vjen pasi kryeministrja e atëhershme e Islandës, Johanna Sigurdardottir, është martuar me partneren e saj në vitin 2010.

Bettel ka formuar qeverinë në dhjetor të vitit 2013.

Ai ka qenë kryeministri i parë që ka pranuar hapur se është homoseksual.

XS
SM
MD
LG