Ndërlidhjet

Khamenei: Do të mbrojmë popujt e shtypur


Lideri suprem iranian, Ali Khamenei
Lideri suprem iranian, Ali Khamenei

Lideri suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, ka thënë se Teherani do të ndihmojë popujt e shtypur në rajon aq sa ka mundësi.

I cituar nga agjencia shtetërore e Iranit, IRNA, Khamenei ka thënë sot se Jemeni, Bahrejni dhe Palestina janë të shtypura dhe se Iran do të mbrojë popujt e shtypur aq sa ka mundësi.

Komentatorët thonë se liderët e Gjirit Arab mund t’i interpretojnë këto komente si dëshmi shtesë se Irani është i përkushtuar për të zgjeruar ndikimin e saj në rajon.

XS
SM
MD
LG