Ndërlidhjet

Vriten dy ushtarë qeveritar në Ukrainën lindore


Ilustrim
Ilustrim

Ushtria ukrainaseka njoftuar sot se tre ushtarë të saj janë vrarë dhe 17 të tjerë janë lënduar gjatë 24 orëve të fundit në pjesën lindore të vendit si pasojë e sulmeve të separatistëve që janë duke e shkelur armëpushimin e arritur në Minsk, në muajin shkurt.

Zëdhënësi i ushtrisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, ka thënë se vrasjet janë rezultat i një sulmi me mortajë afër qytezës së Svitlodarskut, në pjesën verilindore të rajonit të Donjeckut që kontrollohet nga separatistër pro rus.

Liderët e rebelëve sot kanë akuzuar forcat qeveritare se kanë granatuar pozicionet e tyre në një pikë strategjike në pjesën lindore të Ukrainës.

Dhuna është rritur pas akuzave të dy anshme për shkelje të armëpushimit. Më 13 maj, presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka thënë se 83 ushtarë ukrainasë janë vrarë në sulmet e rebelëve prejse ka hyrë në fuqi armëpushimi i Minskut në shkurt.

XS
SM
MD
LG